Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.
Ka qenë mjaft i tensionuar “Prime” i së martës në Big Brother Vip, për shkak të situatës së tensionuar mes Kiarës dhe Luizit, pas lojës që ndodhi në shtëpi.
“Zarfi i zi” mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, u aludua si përjashtim i Luizit. Përmbajtja e tij ishte paralajmërimi i fundit për banorët, që kushdo që thyen më rregullat përjashtohet.
Pas mbarimit të “prime-t”, Luizi është futur brenda, teksa Kiara ka qëndruar jashtë me banorët e tjerë. E vetmja që i qëndroi afër ishte Ermiona. Luizi u shpreh se ai mund të përjashtohej e Kiara vazhdon e qëndron jashtë duke qeshur e kërcyer.