Lajme

Luizi shkoi në SHBA pa Kiarën, por gjeti atje një ‘copëz’ të sajën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:20 / 21 June 2023

Prej disa javësh Luiz Ejlli ishte i pranishëm në SHBA, aty ku mbajti koncerte për shqiptarët që e duan atë dhe muzikën e tij. Mungesa e Kiarës u vu re nga të gjithë, e për ta justifikuar, Luizi tha se partnerja e tij kishte angazhime të tjera, ndaj nuk mund të vinte.

Por, mesa duket Kiara nuk e la dhe aq vetëm Luizin. Në rrjet ka qarkulluar një foto ku shihet Luizi me tezen e Kiarës dhe burrin e saj. Ato shihen në një lokal në SHBA, e Luizi shfaqet shumë i buzëqeshur krah tyre.

Mesa duket ai ka arritur të krijojë një raport shumë të mirë me familjen e Kiarës. Nuk dihet nëse tezja e Kiarës shkoi në SHBA në të njëjtën kohë me Luizin apo kishte shkuar më parë.