Mbreme Luizi ka folur per opinionistet e Big Brother Vip Albania ku tha se Arbri eshte me i drejti ndersa Zhaklina gjithmone e mban anen e Kristit edhe kur ai eshte gabim madje tregoi edhe per opinionisten e vitit te kaluar Balinen ku tha se gjithmone ka mbajtur anen e Donaldit.
Me këtë deklaratë ai la të kuptohet se edhe këtë vit një x opinionist mban shumë anën e një banori dhe sulmon Luizin. Nga përballjet që kemi parë mund të bëhet fjalë për Zhaklinën.
Këngëtari i tha Krist Aliajt se kur i bëri komente Jori Dellit për bikinit, Zhaklin Lekatari i quajti ndërsa kur Kristi tha ‘steriotipe’, ajo nuk komentoi.
Kristi tha se nuk komentoi se ai kishte të drejtë, por Luizi iu kthye dhe i tha se ‘nuk tha gjë se është me ty’ dhe ‘nuk do me të nxjerrë ty keq’.
Pjesë nga biseda: Kristi: Zhaku nuk flet për 5 milionë. Luizi: Zhaku flet për ty. Krisit: Po mirë, ankohu ti atëherë. Luizi: Unë të ankohem? Kristi: Zhaklina kupton situatat shumë mirë. Luizi: Zhaklina ta ndajë mendjen a do me u bërë opinioniste apo banore, këtë nuk e ka ndarë akoma ajo, për t’u bërë krah me ty.
Kristi: Po të tregosh se nuk i dëgjon fare opinionet, thuaj mos flisni fare. Luizi: Unë i dëgjoj, se i kam dëgjuar po t’i them dhe nuk është faji jot. Qetsori: Dikush ka besim te fjala e opnionistit, dikush jo. Luizi: Ata të dy janë njerëz që janë zgjedhur, profesionistë për t’u ulur në ato karrige dhe paguhen për atë punë. Dhe si çdo njeri, qoftë edhe Arbana e kanë një preferencë, qoftë për ty, për Qetsorin, Efin ose mua.
Profesionalizmi i tyre i bën me qenë të ftohtë, të akullt dhe të pakuptueshëm. E kundërta e asaj që ndodh me Zhakun, kaq. Efi: Kjo është e vërtetë. Luizi: Më shumë u mërzit Zhaku se nuk dole ti finalist i tretë, se sa ti. Nita: Kjo është vënë re edhe kur kanë ardhur në shtëpi. Luizi: Hajde, futu banore në shtëpi dhe bëj aleancë me të.
