Lajme

Luizi: Shumë njerëz më kanë kthyer shpinën, ndaj duhet ta luaj kështu këtë lojë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:27 / 4 May 2023

Të shtunën do të mbahet finalja e madhe e ”Big Brother Albania Vip 2”, dhe 99% fitues do të jetë fenomeni Luiz Ejlli. Këngëtari gjatë një bisede me Kristin,i tha se shumë njerëz në jetë i kanë kthyer shpinën, ndaj ai ka zgjedhur ta luajë këtë Big Brother në këtë mënyrë.

Kristi u shpreh se ai ka intimiduar banorët gjatë gjithë kohës dhe për këtë nuk e gënjen dot publikun, pasi ai sheh çdo gjë. E habitshmja për Kristin është fakti sesi Luizi ka arritur deri në finale.

Ky i fundit i kërkoi të durojë deri sa të përfundoj ky Big Brother, atëherë do të marrë përgjigjet për pyetjet që ka.