Lajme

Luizi surprizon fansen e tij më të madhe, reagimi emocionues (Video)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:31 / 29 May 2023

Fansat e tij kanë qenë nga më të çmendurit që historia e personzheve VIP shqiptarë ka njohur, po flasim pikërisht për Luiz Ejllin.

Gjatë eksperiencës në ‘BBV’ shumë persona e ndoqën Luizin ‘këmba këmbës’, natë e ditë, e një prej tyre është edhe zonja Kristina, e cila jeton në Greqi.

Videot e saj ku përshëndeste Luizin, fliste për të dhe e puthte nga ekrani janë bërë virale në ‘Tik Tok’.

E tashmë që Luizi ka dalë nga shtëpia e famshme, është koha që t’ja shpërblejë sado pak kohën që ajo mori për ta ndjekur.

Luizi na ka treguar përmes një video surprizën që kishte përgatitur për Kristinën.

Ai e merr me video për ta përshëndetur, gëzimi i Kristinës s’ka koment.

Shiko videon: