Lajme

Luizi thyen sërish rekord në rrjetet sociale, videot e tij kalojnë 15 miliardë shikime

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:39 / 13 February 2024

Ka kaluar pothuajse një vit nga edicioni i kaluar i “Big Brother VIP Albania”, dhe Luiz Ejlli po vazhdon të jetë ndër më të komentuarit.

Ai së fundi ka arritur edhe një tjetër sukses, shkruan lajmi.net.

Fituesi i “BBVA 2”, del të jetë personazhi më i ndjekur dhe më i kërkuar në rrjete sociale.

Ai vazhdon të jetë i preferuar, pasi së fundmi është mësuar se videot e tij në TikTok kanë kaluar 15 miliardë shikime.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në Instagram.

Ndryshe, ai dhe Kiara, janë në pritje për tu bërë prindër për herë të parë.