Lajme

Luizi tregon emrin që do ta ketë në film dhe si është me Oltën?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:09 / 11 July 2023

Luiz Ejlli, këngëtari që u bë i famshëm me “Big Brother VIP” ka dhënë detaje për filmin “Në kuadër të dashurisë” që po xhirohet, dhe që pritet të dal në tetor të këtij viti.

Ai në emisionin “TAR” ka zbuluar se emri i tij në film është BESI dhe se është një nga personazhet më kryesore. Ai në film me aktoren Olta Gixhari luajnë rolet e burrit dhe gruas.

“Personazhi në film ka të bëjë me një pjesë të jetës sime shumë të rëndësishme që e kam përjetuar vetë. Ndoshta kjo është arsyeja që e kam gjetur veten në atë rol. Më pëlqen sepse shoh veten ku jam sot dhe rikthehem tek Besi që kam rolin në film. Është goxha e vështirë të punosh me Oltën, ka shumë kërkesa për filmin. Nuk e kisha menduar kurrë që do të ishte në një rol si bashkëshortja ime. I vetmi moment i filmit që më pëlqen shumë shumë, është momenti kur thamë ‘do divorcohemi’,” rrëfeu këngëtari Luiz Ejlli.