Lajme

Luizit i dërgojnë dron, i tregojnë numrin e ndjekësve që ka arritur në ‘Instagram’

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:16 / 10 March 2023

Luiz Ejlli ka arritur për vetëm dy muaj të kap gjysëm milioni në ‘Instagram’, i menaxhuar nga dikush tjetër jashtë.

Ai nuk është në dijeni për këtë pasi pak ditë më parë tha se shpreson që të ketë arritur të paktën 10 mijë ndjekës deri më tani, shkruan lajmi.net.

Për t’i treguar se ai ka thyer rekorde, fansat e tij i ka dërguar dron me shifrat e arritura.

“Shqipëri-Tetovë me ty, Instagram – 566 mijë followers , TikTok – 4 miliardë klikime”, shkruhej në dronin e shoqëruar me një imazh të tij.

Ani pse tentuan dy herë për të bërë këtë, Luizi duket nuk ka arritur ta shoh atë që shkruhej.