Lajme

Luljeta Aliu: Nuk e kuptoj pse njerëzit tanë me u solidarizu mes vete vetëm për shkak të profesionit të njëjtë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:19 / 30 July 2023

Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Mediave, Luljeta Aliu ka reaguar në rrjetin social në Facebook pas përkrahjes ndaj Klan Kosovës.

Ajo është shprehur se nuk i kupton njerëzit se përse solidarizohen mes veti për shkak të profesionit të njëjtë.

Më tutje Aliu ka thënë se nuk mbrohet profesioni duke mbrojtur shkeljet e dikujt, kushdo qoftë ai/ajo.

Reagimi i plotë:

Nuk e kuptoj pse njerëzit tanë me u solidarizu mes vete vetëm për shkak të profesionit të njëjtë. Mësuesit, gjyqtarët, prokurorët e kështu me radhë, përsëritjet e mbrojnë- të tjerët pa marrë parasysh shqetësimt që mund t’i bëjnë.

Nuk mbrohet profesioni duke mbrojtur shkeljet e dikujt, kushdoqoftë ai/ajo. Kjo nuk është shenjë kolegialiteti, por bashkëpunim në keqbërje. Profesioni mbrohet duke i denoncuar keqbërësit, duke mbrojtur ligjet dhe rregulloret e profesionit.

Para se ta mbroni dikë, para se të merrni vendime, mendohuni se cili është fitimi i cili dëmi që pason nga ato vendime/sjellje tuaj.

E njëjta vlen edhe për mediet.