5:30 / 9 November 2025
Thirrja e fundit para lajmit të madh — kryetari i LDK-së fton qytetarët e Prishtinës që të dalin masivisht në votime.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë thirrjen e tij të fundit para përfundimit të procesit zgjedhor. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka theksuar rëndësinë e çdo vote, duke e cilësuar këtë moment si “orën e fundit” për vendosjen e drejtimit të ri të vendit.
“Ora e fundit! Thirrja e fundit para lajmit të madh. Le të votojmë. Prishtina flet e para,” ka shkruar Abdixhiku, duke nënvizuar rolin që kryeqyteti ka në përcaktimin e rezultatit përfundimtar.