1:06 / 4 February 2026
Jehona Lushaku – Sadriu, deputete e zgjedhur e LDK-së, ka folur në lidhje me çështjen e presidentit, tash kur Vjosa Osmanit i skadon mandati.
Ajo ka ripërsëritur qëndrimin tashmë të njohur të LDK-së.
“Këtu kërkohet një marrëveshje politike, LDK-ja nuk voton pa marrëveshje poltike, sepse ne e kemi numrin e deputetëve, kemi qëndrimet tona” – theksoi Lushaku në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës.
Lushaku-Sadriu ka vlerësuar se në të tilla procese kërkohet bashkëpunim.
“Kërkohet bashkëpunim, ajo duhet me qenë e qartë që nuk ka imponim të dikujt, është mirë të ketë dialog paraprak dhe me ardhë një kandidat si propozim, ku ekzistojnë marrëveshjes. Ne nuk votojmë me imponim”, ka shtuar ajo.