Lajme

Lushi paralajmëron Kurtin: Do të të rrëzojmë aq shpejt sa do të habitesh – dorëhiqu me nder

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:20 / 22 June 2022

sh-pjesëtari i Batalionit “Atlantiku” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Uk Lushi, ka paralajmëruar kryeministrin Albin Kurti se mund të rrëzohet nga pushteti nëse vazhdon me hedhje hiri në sytë e qytetarëve.

Lushi, përmes një publikimi në Facebook të mërkurën i ka dërguar mesazh Kurtit që të mos nënshkruajë marrëveshje të dëmshme me Serbinë.

“Albin Kurti, mos u bëj matrapaz! Nëse diçka është e keqe mos e nënshkruaj. Mos e dëmto me dorën tënde interesin dhe të ardhmen e shqiptarëve. Mos shit dokrra retorike. Të kemi vendosur në krye të ndryshosh gjërat dhe t’i bësh më mirë. Nuk mundesh, e pakta dorëhiqu me nder”, deklaroi Lushi.

Lushi i ka sugjeruar shefit të qeverisë që të mendojë dorëheqjen para se të nënshkruajë marrëveshje të cilat konsiderohen të dëmshme për shtetin.

“Patrioti kur nuk mundet, jep dorëheqje. Nëse e di që diçka është e dëmshme dhe po e nënshkruan ti je më i keq se ata që bëjnë gabime dhe dëme nga padijenia”, tha Lushi.

Sipas Lushit, e ardhmja e qeverisë Kurti do të jetë në rrezik nëse vazhdon “me hedhje hiri në sytë tonë”.

“Retorika jote nuk kalon dhe nuk do ta pranojmë. Ne duam që të kesh suksese sepse suksesi yt është i yni. Por, nëse vazhdon me hedhje hiri në sytë tonë, do të të rrëzojmë aq shpejt sa do të habitesh!”, përfundoi ai. 

Jak si postavit vlastní včelí Tajemní obyvatelé zahrady: Jak je poznat podle těchto Zahrada: Sandarium jako efektivní alternativa k hmyzímu hotelu jako Zahrada: Jak poznat Zahrada: Může váš soused zakázat oplocení? Zahrada: Jsou červnoví brouci přátelé nebo nepřátelé? Zahrada: Jak předcházet nedostatku živin u Trávníky: Zápach po sekání jako varovný signál - proč Trávník: Jak okamžitě reagovat, když narazíte na čarodějnické kruhy? Komáři: Skutečná nebezpečnost repelentů proti komárům Jak zvládnout neustálé štěkání psa u plotu ve vaší Rostliny na zahradě: Jak vás ochrání Neopatrní majitelé bazénů mohou čelit pokutě až 500 Bojovníci: zachraňte zelí před broukem mandelinkou Kávová sedlina: Skutečně chrání vaše rostliny před