Lajme

Lushtaku: As një mijë euro, dëmi që shkaktuam me shishe në kuvend (VIDEO)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:10 / 5 May 2022

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka folur për dëmin që e shkaktuan sot në Parlamentin e Kosovës, meqë godisnin tryezat e sallës plenare gjatë seancës, me shishe qelqi.

Sipas tij, kjo ishte forma më e dëmshme e vogël, që do t’ia bënin kuvendit në një rrethanë të tillë politike, kur bëhet fjalë, siç thotë ai, për respektimin e kushtetutshmërisë dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, njofton klankosova.tv.

”Është forma më e dëmshme e vogël në këtë rrethanë politike që ne të kundërshtojmë dhe të bëjmë efektin e duhur që të mos ketë mbarëvajtje të seancës, edhe pse u bë zhurmë e madhe, nuk u ndaluam”.

”Zgjidhja më e mirë do të ishte që të respektonin nga fillimi atë që e kemi kërkuar deri më sot.
Sigurisht, protesta është e garantuar edhe me kushtetutë. Ne kishim synim edhe të protestojmë. Atë e kemi bërë edhe në Kuvendin e Kosovës. Dhe nëse ne si deputetë nuk arrijmë që të respektojmë dhe t’i nënshtrohemi Kushtetutës së Kosovës, atëherë për çfarë opozite bëhet fjalë”.

https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/317204300489627

Tutje në Edicionin Special, Lushtaku pohoi se dëmi që e kanë shkaktuar nuk arrin shifrën as një mijë euro, njofton klankosova.tv.

”Besoj që mjeti që ne të arrijmë qëllimin që të respektohet kushtetuta është më i madh sesa vetë një dëmtim i vogël, ky dëmtim nuk kushton as një mijë euro për të rregulluar këtë dëm që është bërë. Por, është një dëm edhe më i madh që po duam ta parandalojmë”.

”Janë diku rreth 150 milionë euro që flitet se janë keqpërdorur një kohë, kur dihet që ka pasur mjaftueshëm energji elektrike dhe nuk ka pasur nevojë fare për import energjie elektrike në Kosovë. E vetmja formë për të vetëdijesuar dhe për të arritur kushtetutshmërinë e 40 deputetëve ishte kjo”.

Descoperă cele mai bune trucuri de viață, rețete delicioase și articole utile despre grădinărit pe site-ul nostru. Află cum poți să-ți faci viața mai ușoară, să gătești preparate delicioase și să ai un grădină frumoasă. Fii gata să descoperi cele mai interesante și practice sfaturi care îți vor schimba viața în bine! Delicii de iarnă: Cireșe întregi și aromate pentru Secretele mașinii de spălat: marturia unei femei despre butonul Cele 8 legume de toamnă pe care le Metoda rapidă Un strop de vară Cum să scapi de buruienile într-o singură mișcare: un O alternativă la 10.000 de pași pe Descoperiți cele mai bune trucuri pentru gospodărie, rețete delicioase și sfaturi utile pentru grădinărit pe site-ul nostru! Aici veți găsi informații practice și sfaturi pentru a vă simplifica viața de zi cu zi. Indiferent dacă doriți să învățați cum să gătiți cele mai bune mâncăruri sau să aveți un grădina frumoasă și roditoare, suntem aici pentru a vă ajuta. Vă promitem că veți găsi tot ce aveți nevoie pentru a vă transforma casa și grădina într-un loc minunat. Nu ratați șansa de a descoperi secretele unei vieți mai bune!