Lajme

Lushtaku takon strukturat e PDK-së në Ludwigsburg të Gjermanisë: Diaspora jonë, gjithmonë në shërbim të Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:59 / 20 October 2024

Deputeti Mergim Lushtaku, ka takuar strukturat e PDK-së në Ludwigsburg të Gjermanisë, duke thënë se diaspora ishte dhe është gjithmonë në shërbim të Kosovës.

Ai thotë se diaspora dikur ka kontribuar me plumb, pushkë, e solidarizim, e sot me angazhim politik, votë dhe mendim kritik, transmeton VeriuInfo.

Postimi i Mergim Lushtaku:

Organizim dhe angazhim i shkëlqyer i bashkëkombësve tanë në diasporë, në Ludwigsburg të Gjermanisë.

Diaspora jonë, gjithmonë në shërbim të Kosovës, dikur me plumb, pushkë, e solidarizim, e sot me angazhim politik, votë dhe mendim kritik.

Bashkë kemi arritë ta bëjmë PDK-në një fuqi politike pa pjesëmarrjen e të cilës nuk imagjinohet dot politika kosovare.

Me mbështetjen e qytetarëve dhe mërgatës tonë, PDK vazhdon rrugëtimin përpara, e fortë dhe e përgatitur për të punuar fortë dhe pa ndalë për Kosovën, për popullin!