Lajme

Lutfi Haziri akuzon ashpër klasën politike: Gara është kush qeveris më keq dhe kush vjedh më shumë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:51 / 18 January 2026

Haziri kërkon hetim të thelluar për atë që e quan “makineri të vjedhjes së vullnetit të popullit”

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar me tone të ashpra ndaj situatës politike në vend, duke akuzuar partitë për keqqeverisje dhe manipulim të procesit zgjedhor.

“Aty ku gara bëhet kush qeveris më keq, del që edhe gara kush vjedh më shumë është mendësi dhe vjedhja e votës është e vetmja mundësi që u duhet,” ka deklaruar Haziri, duke theksuar se sipas tij, deformimi i vullnetit të qytetarëve është shndërruar në praktikë të zakonshme.

Ai ka kërkuar nga organet e rendit që të hetojnë në detaje këtë, siç e quan, “makineri të vjedhjes së votës”, duke shtuar se institucionet duhet të veprojnë pa kompromis për të mbrojtur demokracinë dhe integritetin e zgjedhjeve.

“Organet e rendit duhet ta hetojnë deri në detaje këtë makineri të vjedhjes së vullnetit të popullit,” theksoi Haziri, duke nënvizuar nevojën për transparencë dhe përgjegjësi.

Reagimin e tij, Haziri e mbylli me ironi dhe kritika të forta ndaj realitetit politik, duke shtuar: “Lavdi ju qoftë marria!”, në shenjë revolte ndaj, sipas tij, degradimit të skenës politike dhe besimit të qytetarëve në proceset demokratike.