Lajme

Lutfi Haziri për Lumir Abdixhikun: Ka marrë përgjegjësi dhe ka vepruar sipas statutit të LDK-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:54 / 16 January 2026

Nënkryetari i LDK-së thotë se dorëheqja e Lumir Abdixhikut më 28 dhjetor ishte akt personal dhe në frymën e përgjegjësisë politike.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, ka vepruar në pajtim të plotë me statutin e LDK-së, duke marrë përgjegjësinë pas rezultatit zgjedhor.

Në një intervistë për RTV Dukagjini, Haziri theksoi se Abdixhiku ka dhënë dorëheqje më 28 dhjetor dhe se statuti i partisë e njeh dorëheqjen si akt personal.

“Lumir Abdixhiku ka dhënë dorëheqje më 28 dhjetor. Statuti i LDK-së e njeh aktin e dorëheqjes si akt personal dhe Lumi në këtë rast e din çka ka bo. Ka dalë dhe ka marrë përgjegjësinë dhe ka vepruar në frymën e statutit të LDK-së”, u shpreh Haziri.