Lajme

Lutfi Haziri: Presidenti ri kalon kah zyrat e LDK-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:12 / 27 February 2026

Nënkryetari i LDK-së kërkon konsensus më të gjerë për zgjedhjen e kreut të shtetit

Nënkryetari i Lidhjës Demokratike të KosovësLutfi Haziri, ka deklaruar se roli i LDK-së mbetet vendimtar edhe në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Duke iu referuar shprehjes së tij të mëhershme “kryeministri kalon kah zyrat e LDK-së”, Haziri tha se e njëjta logjikë vlen edhe për postin e presidentit. Sipas tij, deri më tani nuk ka ndodhur që një president të zgjidhet pa pjesëmarrjen ose pa rolin e LDK-së në nisjen e procesit.

“Unë besoj shumë që po, s’ka ndodhë që me u zgjedhë ndonjë president, pa pjesëmarrjen ose pa e shkaktuar LDK-ja procesin. Edhe vitin e kaluar u pa sa është jetike. Mungesa e pragmatizmit të LDK-së e çoi në zgjedhje me 28 dhjetor”, ka thënë Haziri në T7.

Ai është shprehur në favor të arritjes së një konsensusi më të gjerë politik për zgjedhjen e presidentit, duke përmendur mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet partive kryesore parlamentare, përfshirë LVV-LDK ose LVV-PDK.