Emmanuel Macron, president i Francës, i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Në letrën e tij, Macron ka theksuar se Franca beson se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.
Tutje, Macron ka përmendur marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit, duke shtuar se mbështet normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ju e njihni përkushtimin tim ndaj objektivit të ribashkimit të kontinentit tonë: Franca është e bindur se vendi i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën në rrugën e saj evropiane. Franca do të vazhdojë gjithashtu të mbështesë pa u lodhur përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat përbëjnë një dimension thelbësor të këtij procesi afrimi me Bashkimin Evropian”, thuhet në letrën e presidentit francez, Macron.