7:26 / 2 August 2023
Armaldo Kllogjeri, i njohur si Maestro, i ka kushtuar një dedikim të veçantë bashkëshortes së tij duke publikuar një video teksa i këndon asaj në një event.
Maestro thotë se është njeriu më me fat në botë që ka Aidën, e cila e mbështet në çdo moment.
“U ndjeva si njeriu më me fat në botë kur të takova.
Ndonjëherë telefoni na kujton disa momente kur jemi larg familjes, sepse na kaplojnë fluksi i punës dhe angazhimeve dhe kështu më bëri sot. Më kujtoi se sa me fat jam që të kam në krahët e tij dhe më mbështet në çdo moment”, shkruan Maestro.
