Debati mes Luizit dhe Kristit po diskutohet sonte gjatë “prime-t”.
Ata shpërthyen me akuza ndaj njëri-tjetrit, e Bledi e tha një koment të tij, shkruan lajmi.net.
Marrëdhënien mes dyshes, ai e krahasoi me atë të Maestros, ku tha se sa ishte në krahun e tij e mbështeti kur u bë armiku i tij e nxorri jashtë.
Maestro ishte në studio dhe e dha një mendim të tij.
Ai tha se Kristi realisht nuk ka bërë diçka që vlen të komentohet.
“Fillimisht, po e nisi me atë që Kristi i tha Luizit, se është pa identitet. Kristi duhet të shoh edhe identitetin e vet. Kur ishte në nominim me mua përdori fjalë ofenduese dhe u mbështet tek Luizi duke thënë se nuk do të dal nga shtëpia në atë mënyrë. Pas kësaj Luizi bëri tifo te fansat e tij. Me pak fjalë Kristi nuk ka bërë diçka vetë, por duke u kacavjerrur dëshiron të shkojë në finale”, tha Maestro.