Lajme

Majko: Sot kemi një Albin krejt tjetër, mund t’i thuash me plot gojën “ta lumsha”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:10 / 27 September 2023

Misioni i NATO-s ka pranuar se aksioni në veri ka qenë i koordinuar me KFOR dhe Policinë e Kosovës.

Ky zhvillim u komentua nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko gjatë një interviste në emisionin “Real Story” në ABC News.

Bazuar në këtë, ai tha se sot kemi një kryeministër të Kosovës krejt tjetër, i cili sipas Majkos meriton vetëm vlerësime.

“Kemi një Albin krejtësisht tjetër sot, të cilit mund ti thuhet me plot gojën “Albin Kurti, ta lumsha”. Kaq”, tha ai.