9:19 / 19 August 2022
Shkruan Fadil Maloku
Ju sindikalistat kosovar, nuk qenkeni kërrkah! – Ju SBASHK-u (që parimimisht i përkrahi qëllimet Tueja afatgjate sindikale) e paskeni bërë një Kërkesë sa absurde, aw edhe jashtëkohore!? – Po a bëhen bre në këte kohë prononcime e kërcënime të tilla naive e sharllatane, kur Serbia ka bë plane për destabilizimin jo vetëm të Kosoves dhe gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, po edhe gjithë kontinentit!? – Po pritni more të nderuar edhe do ditë, deri sa t’i sqarojmë hesapet me Serbinë, se si thotë populli, “nuk jeni në prush”!? – Gjenerata ime, mbaj mend (sa paguhej nga 3%), me vite të tëra (kur na larguan nga objektet shkollore) nuk paguhej as edhe një cent të vetëm… dhe nuk e bojkotoi mësimëdhënien!? – Por, vazhduam dhe duruam ashtu derisa erdhi në skenë UÇK-ja e lavdishme… – Aktivizone pak trurin dhe shihni rrethanat në të cilt gjendemi edhe si shtet e edhe si komb; – Sepse, më të rëndësishme se pagat tueja(natyrisht edhe e imja), janë interesat e shtetësisë, për të cilën janē derdhur mijëra litra gjak..