Lajme

Manaj i del në krah Abdixhikut: LDK-ja ka nevojë për vazhdim të reformave, kthimi prapa do të ishte fatal

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:45 / 13 January 2026

Shkëmb Manaj, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, ka shkruar një status, ku ka diskutuar temën e LDK-së.

Manaj ka vlerësuar se LDK-ja ka nevojë për vazhdim të reformave.

Tutje, Manaj, që është djali i heroit Shaban Manaj, i cili u vra pas lufte, vlerësoi se kthimi prapa do të ishte fatal.

“Në kohën e Kuvendit të rregullt zgjedhor, hapet gara për zgjedhjen e strukturave udhëheqëse sipas vullnetit nga baza deleguese e tutje. Nuk ka rikthim të LDK-së me ata që kanë punuar dhe punojnë natë e ditë për rënien e LDK.

LDK ka nevojë për vazhdimin e reformave të metutjeshme. Por në asnjë rast nuk guxon të bëjë kthim mbrapa. Gjendja e tanishme është e vështirë, por ka shtigje dhe mundësi për të ecur tutje dhe për të ndodhur rikthimi i madh. Kthimi mbrapa do ishte fatal për LDK. Këtë nuk do ta lejojmë!” – ka shkruar Manaj.