Lajme

Manaj takim me mërgimtarë në Zvicer- Po mobilizohemi për fitoren e madhe të LDK-së me 9 shkurt!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:03 / 1 December 2024

Kandidati i LDK-së për deputet nga Istogu, Shkëmb Manaj, së bashku me kryetarin e komunës, Ilir Ferataj, kanë qëndruar në Payerne të Zvicrës.Manaj tha se atje u takuan me mërgimtarë nga Istogu por edhe më gjerë ku po mobilizohen për fitoren e madhe të LDK-së me 9 shkurt.

“Një organizim fantastik, plotë vullnet e energji që të japin shpresë se mërgata është orientuar mbarë e drejtë dhe që angazhimi i tyre për Kosovën është esencial” shkruan Manaj raporton “Gazeta Blic”.Manaj ka falenderuar organizatorët dhe mërgimtarët për pritjen.

Postimi i plotë:Sonte në Payerne të Zvicrës, mes mërgimtarëve të Istogut e më gjerë, se bashku me Kryetarin Ilir F. Ferati dhe kolegë nga kryesia e degës, takuam njerëzit tanë atje ku po mobilizohemi për ndryshimin e Kosovës, përmes fitores së madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës me 9 shkurt 2025!

Një organizim fantastik, plotë vullnet e energji që të japin shpresë se mërgata është orientuar mbarë e drejtë dhe që angazhimi i tyre për Kosovën është esencial.Ju falemnderit nga zemra organizatorëve dhe të gjithë mërgimatrëve tonë që na priten ashtu siç e kanë traditë mikëpritjen.
Shihemi nesër në Olten, Trimbach të Zvicrës, nga ora 13:00.#lumir2025
#bëhundryshimi