Juristi Ylli Manjani ka diskutuar në Euronews Albania mbi procesin zgjedhor që po zhvillohet këto dy ditë, proces ndaj të cilit shprehet mjaft pesimist.
Ai i drejtohet Partisë Demokratike me një kritikë për të cilën po refuzojnë të njohin shqiptarët duke u marrë me gjëra të padobishme për Shqipërinë. Në përmbledhje, ai thekson se aktualisht po ndodh një destrukturim social.
“Shqipëria është e destruktuar, kjo ka ndodhur nga pak çdo ditë. Kemi bërë këtë debat në vitin 2021 dhe kam thënë që po kaloi 2021-shi, nuk do ketë më zgjedhje në Shqipëri. Ja ku erdhëm, këto janë votime formale, nuk ka zgjedhje sepse Rama nuk e kalon këtë rezultat sot. Ka të paktën dy vjet që e projekton.
E meta themelore e opozitës këtu është refuzimi sistematik për të njohur Shqipërinë dhe shqiptarët. Ku janë shqiptarët e sotëm? Sot po flitet për inteligjencën artificiale. Edhe ditën e votimit e çuan Flamur Nokën për të bërë luftë. Është sistematikisht gabim ky refuzim për të njohur shqiptarët”, tha Manjani.