Lajme

Maqedonci: Dorëzohem vetëm i vdekur!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:53 / 15 October 2024

Gjatë ditës opozita ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për çështjen e ushqimit të pjesëtarëve të FKS-së. Lidhur me këtë është deklaruar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

I pyetur nëse në situatën për mungesë të ushqimeve në FSK e ka menduar dorëheqjen, ministri tha:

“Unë kur marrë një detyrë nuk e mendoj dorëheqjen kurrë, mund të shkarkohem, e dorëzohem vetëm i vdekur. Dorëheqje nuk jap para asnjë sfide. Kjo është sfidë e parashikuar, përderisa është e parashikuar është e menaxhueshme”, tha Maqedonci.

“Së bashku me gjeneral Jasharin dhe stafin e Ministrisë së Mbrojtjes jemi duke u angazhuar maksimalisht që këtë çështje ta zgjidhim për një afat më të gjatë”, u shpreh Maqedonci.