Lajme

Maqedonci: Javeline tashmë është fakt i kryer

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:56 / 12 February 2024

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sistemi-anti tank Javeline tashmë është fakt i kryer.

Ai ka njoftuar se sot ka përfunduar periudha tridhjetë ditore e njoftimit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth kërkesës tonë për blerjen e sistemit anti-tank Javeline.

“Proceduralisht jemi në pritje të ofertës nga ana e ShBA-së, që pastaj bazuar në të dhe planin e zhvillimit të FSK-së të realizojmë blerjen. Javeline, sistem me të cilin do të pajiset FSK tashmë fakt i kryer”, ka shkruar Maqedonci.

Postimi i plotë: