Lajme

Maqedonci: Qasja e Serbisë nuk e frikëson Kosovën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:12 / 17 September 2024

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova ka folur rreth situatës së sigurisë në Kosovë.

Maqedonci tha se qasja e Serbisë nuk e frikëson Kosovën.

” Forca e sigurisë po zhvillohet që të përballet me çdo kërcënim”, tha Maqedonci.

Shefi politik i Forcës së Sigurisë tha se pas invazionit rus në Ukrainë, Serbia i ka shtyrë interesat e veta edhe në raport me shtetet e tjera.

Ai foli edhe rreth armatosjes së FSK-së, ku tha se ushtria e Kosovës vazhdimisht merr armatim nga vendet e NATO-s dhe jo sikur Serbia që merr nga vendet e lindjesm njofton Klankosova.tv

“Armatimi i FSK-së është çdoherë bazuar në standardet e NATO-s”, tha ai./Klankosova.tv