Lajme

Maraj: Arsimi në Kosovë viktimë vjetore që nga viti 2006

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:51 / 27 August 2023

Njohësi i këtyre çështjeve, Milazim Maraj, në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se asimi në Kosovë, ishte me plot sfida sidomos gjatë preiudhës së luftës.

Image

Milazim Maraj

Sipas tij, nga paslufta e këndej arsimi në Kosovës filloi të këndellet, por që dikujt i pengoj kjo gjë, e që sipas Marajt, gjithmonë trazirat i ndezi opozita shqiptare e Kosovës.

“Arsimi në Kosovë është çështje me e ndjeshme kombëtare. Çfarëdo investimesh të behën në një shtet ku nuk ka arsim cilësor janë të dështuara. Para lufte ky institucion torturohej nga Serbia. Largoheshin mësimdhënës, burgoseshin mësimdhënës dhe nxënës dhe së fundi u sulmua pjesa kombëtare e plan-programeve shkollore. Paslufta kishte peripecitë e veta por u duk që shpejt po konsolidohemi. Pati një përkushtim në fillim por sikur dikujt i pengoj ky zhvillim i mirë që filloj të jap rezultatet e mira. Gjithmonë trazirat i ndezi opozita shqiptare e Kosovës. Fillimisht SBASHK u paraqit si një shoqatë shumë famëkeqe që në emër të interesit të arsimit pengonte mësimin e rregullt fillimisht me javë e dikur edhe më muaj ndërprerje mësimi, pa llogaritur që dëmtonin vitin shkollor dhe pamundësonin realizimin e kurrikulës”, thotë ai.

Tutje ai shprehet se, formën që e pa përdorur dikur pozita e sotme po e përdor edhe opozita sot pa llogaritur në dëmet që i shkakton arsimit të vet.

Madje, ai këtë formë të misnitrisë së Arsimit e sheh ende të paqartë duke thënë sepse një numër i prindërve del se nuk ka llogari të hapur fare, pastj nuk dihet se kur do të fillojë mësimi.

“Atëherë në opozitë ishte pozita e sotme. As SBASHK as opozita nuk kursyen ardhmërinë tonë, ata ishin të gatshëm që të pengojnë arsimin duke synuar ndërrimin e Qeverisë së Kosovës duke keqpërdor këtë institucion dhe ardhmërinë tonë për pushtetin e tyre. Këtë formë kaq të pamëshirshme po e përdor edhe opozita sot, pa llogaritur në dëmet që i shkakton arsimit të vet. Nuk është pa gabime dhe kryeneçësi as MASHT. Forma e re e furnizimit me tekste si dhe përgatitja e lokaleve shkollore është mjaftë e vonuar. Kjo është përgjegjësi e MASHT. Ka skandale: Aplikimi i prindërve për tekste mësimore është mjaftë i komplikuar për prindërit dhe mjaftë i vonuar si lajmërim dhe sqarim.

Kjo formë e re nuk është sqaruar sa duhet, nuk do të jetë i vogël numri i atyre që do të vonohen me furnizimin e teksteve për fëmijët e tyre. Kjo do të duhej që përmes të mjeteve të informimit të sqarohet shumë më herët dhe në detaje që askush të mos ketë paqartësi. Një numër i prindërve del se nuk ka llogari të hapur fare. Tani ende nuk është e qartë se kur saktësisht do të fillojë mësimi i rregullt. Kalendari i vitit shkollor u publikua me 22.8.2023. Por në mjete të informimit shpesh u dhanë edhe data tjera për fillimin e vitit shkollor. Nuk pati reagime nga kompetentet që të mos krijohet huti. Disa Komuna deklarohen se nuk janë shkollat e përgatitura për fillimin e vitit shkollor me 1 shtator. Nga mbledhjet me drejtor të DKA-ve nuk dolën me një qëndrim për furnizim të teksteve. Disa ishin që të ngarkohen libraritë, disa shkollat etj”, deklaron ai.

Në fund, Maraj qëndrimet në arsim duhet të jenë të koordinuar në tërë vendin, duke shtuar se edhe mundësia për përzierjen e partive politike në këtë çështje përmes të drejtorëve që i kanë në shkollë apo DKA është shumë me e mundshme.

Veprimin e Nagavcit, ai e quan të vonuar, komplikim mjaft i pa nevojshëm dhe humbje mësimi mjaft i paarsyeshëm.

“Qëndrimet për arsim duhet të koordinohen dhe të jenë unike në terë vendin. Por sipas deklarimeve të disa drejtorëve kjo çështje ka mbetur e pa definuar si duhet. Kjo ka komplikuar shumë furnizimin me tekste. Vendimet e vonuara prindërve do të komplikoj edhe me shumë këtë proces të furnizimit me tekste. Ngase prindërit duhet të njoftohen se për cilat libra janë përcaktuar mësimdhënësit, pastaj këto libra nuk do të gjinden në Komunat e tyre. Kjo ka krijuar vështirësi në furnizim që dot të mbahet mend në historinë e arsimit të Kosovës. Këtu mund të ndihmojnë drejtorët e shkollave edhe pse afati është shumë i shkurtër. Kjo formë e shpërndarjes do të krijoj polarizime jo vetëm në nivel të Kosovës por edhe brenda përbrenda Komunave. Kjo situatë e komplikuar është barrë e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe drejtorive të shkollave për të u përcaktuar për të cilat botime dhe shtëpi botuese. Furnizimi gjithsesi do të vonohet për muajin e parë. Mundësia e përzierjes së partive politike në këtë çështje përmes të drejtorëve që i kanë në shkollë apo DKA është shumë me e mundshme. Gjithashtu edhe keqpërdorimet janë mjaft vështirë të kontrollohen.

Më 24.08.2023 Ministrja Arbëria Nagavci lajmëroj që nga nesër datë 25.8.2023 në ora 20.06’. prindërit mund të aplikojnë për të tërhequr nga 80 euro për blerjen e librave për nxënësit e Klasës së parë deri në klasën e –V- ndërsa për nxënësit nga Kl. VI deri në klasën e IX. Të cilët tash më i kanë siguruar tekstet do të u ndahen nga 30 euro si mbështetje për materialet tjera shkollore. Paratë mund të i tërheqin nga fillimi i javës së ardhshme. Lajmërim shumë i vonuar komplikim mjaftë i pa nevojshëm. Humbje mësimi mjaftë i pa arsyeshëm”, përfundon ai.