Lajme

Marrëdhënia Kurti-Vuçiç/ Baton Haxhiu: Rama ka marrë rolin e BE dhe SHBA

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:32 / 1 July 2023

Analisti Baton Haxhiu është shprehur se kreu i qeverisë Edi Rama ka marrë rolin e SHBA dhe të BE në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Serbi .

Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, ai tha se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti nuk kanë komunikim me BE për shkak të krizës së shkaktuar dhe për këtë arsye ka ndërhyrë Rama

“Momentalisht kemi zërin e mbyllur të Vuçiç dhe të Albin Kurtit me BE, për arsye se krizën e kanë shkaktuar të dy. Për këtë arsye Edi Rama është njeriu që e ka marrë rolin dhe të SHBA e BE”- tha ai.