Lajme

Marrëveshja 200 milionëshe me MCC-në, Kurti: Ditë historike për Kosovën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:16 / 27 July 2022

Është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes për Programin Kompakt, në vlerë të përgjithshme prej 236.7 milionë dollarësh, ndërmjet Kosovës dhe MCC-së në Uashington.

Nënshkrimi është bërë në një ceremoni të organizuar në Kongresin amerikan, nga Alice P. Albright, shefe ekzekutive e MCC-së dhe Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, teksa të pranishëm kanë qenë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Kryeministri Albin Kurti e ka vlerësuar këtë ditë si historike për Kosovën dhe SHBA-në.

“Kjo është një ditë historike për Kosovën në kuptimin e së ardhmes për një energji të pastër. Ky është një prej investimeve më të mëdha për vendin tonë. Ky bashkëpunim e vë Kosovën para zgjidhjeve inovative për energjinë. Kemi punuar bashkë për të siguruar stabilizim me energji”.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje vjen ne një moment të rëndësishëm për vendin tonë. Në fund të këtij viti do të lëshojmë ankandin e parë për prodhimin e energjisë solare. Jemi duke punuar për të garantuar për furnizim me energji për të gjithë”, deklaroi Kurti.

“Ekonomia jonë është energjia. Për këtë arsye jemi falënderues ndaj SHBA-së. Ne nuk jemi të bashkuar vetëm në interesa por edhe në vlera të përbashkëta”.

“Jemi këtu në këtë ceremoni speciale duke falënderuar lidershipin e znj Albrghiht dhe minstres Rizvanolli. Kjo marrëveshje do t’i prezantohet edhe Kuvendit për ratifikim. Fatkeqësisht nuk do të jemi prezent kur edhe opozita do ta mbështesë këtë marrëveshje. Nuk jemi të bashkuar vetëm në interes por edhe në vlera e kjo e bën lidhjen tonë edhe më të fortë“, ka theksuar tutje Kurti.