NGA: FATON MEHMETI
Para tre ditësh, respektivisht më 18 mars u arrit marrrëveshja për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.
Marrëveshja e arritur pas presionit amerikan u përshëndet nga mbarë bota përveç PDK-së dhe LDK-së. Pasi Kosova dhe Serbia, sipas Josep Borrell, “janë dakorduar për t’i respektuar të gjitha pikat e propozimit evropian dhe se do t’i implementojnë të gjitha”, të tjerët vetëm se mund të ndihen më të relaksuar pasi rajoni do të jetë më i sigurt.
Ironikisht, LDK dhe PDK nga inati i fatit pse nuk janë vet në pushtet për të qenë protagonistë të kësaj marrëveshjeje, hedhin baltë mbi qeverinë për marrëveshjen e nënshkruar nga ata vet, veç në verzionin e parë më të dëmshëm për vendin.
Marrëveshja e vitit 2013 ishte shumë më e dëmshme për Kosovën se kjo aktuale, derisa versioni aktual është shumë herë më i mirë se para 10 viteve. Megjithatë tek pika 7 qeveria insiston të miratohet në ndryshimet mbi bazën e premtimit amerikan për Asociacion pa kompetenca ekzektutive.
Jam i bindur se me qasjen dhe seriozitetin e saj, qeveria e Kosovës do të gjej modelin më të mirë të mundshëm të implementimit të saj. Asnjēherë vendi ynë s’ka pasur përfaqësim më dinjitoz, përveç Rugovës, në arenën ndërkombëtare. S’ka hipokrizi më të madhe se me ba zhurmë ata që kanë nënshkruar marrëveshje edhe më të dëmshme për vendin se kjo aktuale, për një marrëveshje që bota e përshëndeti. Mes presionit amerikan për izolim të palës që refuzon marrëveshjen dhe marrëvehsjë së dëmshme të nënshkruar nga paraardhësit e kësaj qeverie, marrëveshja e 18 marsit edhe me mundësitë për ndryshime është më e mira e mundshme.