Lajme

Martesa mes gjinisë së njëjtë/PDK: Të deklarohet kryeministri pastaj ne

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:14 / 16 March 2022

Në Kuvendin e Kosovës po bëhet shqyrtimi i parë i Projekt-Kodit Civil të Republikës së Kosovës nr. 08/L-124.

Në këtë shqyrtim është edhe çështja e rregullimit të martesës apo “bashkësive të regjistruara civile” për personat e gjinisë së njëjtë në Projekt kodin Civil.

Nga Partia Demokratike e Kosovës kanë refuzuar që të shprehen pro apo kundër votim për shkak të pikërisht kësaj pike.

Shefi i Grupit Parlamentarë të PDK-së, Abelard Tahiri i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes së vendit, Vjosa Osmani që të deklarohen për këtë çështje.

“Është e papranushme mos me qenë kryeministri këtu, ne ai GP i bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që të vie në Kuvend pasi kemi pasur reagim edhe të bashkësive fetare” ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se do të “përmbahen” përmbahen në votim deri sa nuk ka një deklarim nga kryeministri e presidentja.

“Neve na intereson mendimi i Kryeministrit për këtë çështje pasi as presidentja nuk është deklaruar. Për këtë arsye ne do të përmbahemi nga votimi derisa të vjen në kuvend kryeministri Kurti”, ka thënë ai.