Lajme

Mashtrimet e “Artmotion” – Gozhdohet nga komentet gazetari i tyre, Arlind Sadiku

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:57 / 5 January 2024

Ditëve të fundit ka eskaluar situata me mashtrimet nga operatoret kabllorë për programet të cilat janë brenda pakos të cilës qyetarët paguajnë.

Në lidhje me këtë rast, lajmi.net ka raportuar me fakte dhe detaje gjerësisht, shkruan lajmi.net.

Në vazhdën e reagimeve, ka ardhur edhe reagimi i gazetarit Arlind Sadiku, i cili është munduar të arsyetoj “mashtrimet” e kompanisë në fjalë.

Ndërprerjen e kanaleve sportive ai është munduar të arsyetoj gjoja se kontrata me një operator nga Shqipëria ka skaduar.

Vlenë të theksohet se ai është gozhduar me komente në rrjetin social Facebook nga komentuesit e shumtë.

Postimi nga Sadiku:

Të dashur miq,

Po e ndjej obligim moral të sqaroj një postim timin që e kam bërë para dy vitesh për Premier League – 2025. Atë kohë kur kanalet e Supersport kishin filluar transmetimin në platformën Artmotion, reklamonin Premier Leagean deri ne vitin 2025 (që është fakt, se Supersport e ka deri në atë sezon). Në bazë të saj është bërë postimi. Tashmë, siç jeni njoftuar nga Artmotion, marrëveshja me Digitalb ka skaduar. Më vjen keq për këtë keqkuptim.

Më vjen keq poashtu edhe sponsorizuesit e fushatës që duan të ma dëmtojnë reputacionin, por këtij qëllimi nuk do t’ia arrini sa të jeni gjallë sepse karriera ime qe 15 vjet asnjëherë nuk është ndërtuar me rrena, manipulime e mashtrime. Kush s’më njeh, është i lirë të shaj e të ofendoj./Lajmi.net