Lajme

“Maskat bien” – Kadri Kryeziu me akuza të forta: Ky është po ai Enver Hasani, miku i Fatmir Shehollit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:51 / 10 October 2025

Kadri Kryeziu ka reaguar ashpër në rrjetin social Facebook, pasi Enver Hasani është “lajmëruar përsëri”, kësaj here me pretendimin se Kuvendi i Kosovës “nuk është konstituuar”, duke e cilësuar zgjedhjen e Nenad Rashiqit si “antikushtetuese”.

Për Kryeziun, ky është një déjà vu politik dhe institucional — i njëjtë Enver, e njëjta lojë.

“Ky është po ai Enver Hasani, miku i Fatmir Shehollit, që e ka kthyer Kushtetutën në armë personale për ta shkatërruar këtë shtet,” shkruan Kryeziu.

Me tone të ashpra, ai e përshkruan Hasanin si njeriun që “sollli mjegull aty ku duhej qartësi” dhe që ka tentuar grusht institucional “për ta bërë gjykatën fron”, duke aluduar në përpjekjet e dikurshme për ta vënë drejtësinë në shërbim të interesave politike.

Postimi i plotë:

Enver Hasani qenka lajmëruar përsëri — duke thënë se Kuvendi “nuk është konstituuar”, sepse zgjedhja e Rashiqit qenka “antikushtetuese”.

Ky është po ai Enver Hasani, miku i Fatmir Shehollit, që e ka kthyer Kushtetutën në armë personale për ta shkatërruar këtë shtet.

Njeriu që solli mjegull aty ku duhej qartësi.

Që tentoi grusht institucional për ta bërë gjykatën fron.

Sot del sërish me flamurin e rremë të “kushtetutshmërisë”.

Por e vërteta është e thjeshtë: koha e tij ka mbaruar.

Republika ecën përpara.
Vetëm maskat bien.