Lajme

Matoshi kërkon të shpallet zi kombëtare: Shoqnisht të dështuem, shkretana bre

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:22 / 1 December 2022

Opinionisti Halil Matoshi ka reaguar për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë në QKUK, duke kërkuar që dita e sotme të shpallët “zi kombëtare”

Ai ka thënë se vrasja e gruas në QKUK na bën fajtorë kolektivisht si shoqëri.

Matoshi ka kërkuar që të shpallet ditë zie.

Reagimi i Matoshit: 

Zi kombëtare!

Presidentja Osmani të shpallë ditën e nesërme Zi kombëtare!

Na, burrat duhet nesër me majtë kryet ultë, kemi ra tek pluhuni!?

Krimi asht individual dhe i dënueshëm në këtë bazë, por në rastin e vrasjës mizore të nji grueje, që po krijonte nji jetë të re, jemi fajtorë kolektivisht si shoqni, në segmentin e dhunës ndaj grave.

Shoqnisht të dështuem, shkretana bre