Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se dy partitë e mëdha e kanë mundësinë që të bëhen bashkë për një alternativë ndryshe, duke thënë se edhe Nisma është e gatshme të bëhet pjesë e saj.
“Qytetari nuk mjaftohet me thanë po vi me një alternativë ndryshe. Ai don me pa veprime ndryshe. A po e bashkon këtë zë opozitar që duan një qeveri ndryshe, cka po ban ti me veprime konkrete me afru këtë bosht ose këtë ekip? Prandaj dy partitë e mëdha e kanë këtë mundësi. Atyre po ju flas, atyre që duan një qeveri ndryshe, për me vazhdu njëjtë e kanë LVV-në. Nisma është e gatshme me dhanë kontributin e vet për bashkimin e kësaj vote për një alternativë ndryshe, ama unë duhet me i pa a ka hap serioz, konkret drejt krijimit të nje alternative ndryshe”, tha Limaj në T7.
Pas kësaj deklarate, ka ardhur një reagim nga Lëvizja Vetëvendosje.
Deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi i është kundërpërgjigjur ish-komandantit të UCK-së, Fatmir Limaj, duke thënë se “me u pas bashku ju kundër Radoiçiqit e Vuçiqit, qysh jeni bashku kundër Albinit, a di po larg kishit mbërri?”.