Ballina

Matoshi mbron Abdixhikun: I zoti shtëpisë vendos ku pret mysafirë…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:04 / 17 August 2022

Postimi i plotë i publicistit Halil Matoshi

Lumiri ka krenari – LDK asht aset kombëtar i Kosovës!

LDK asht partia e parë demokratike në Ballkan.
E Brahim Rugova lideri i parë liberator krahas Vaclav Havel-it, në ish Lindjën komuniste.
Pra, nifar shkolle e demokracisë në Europën juglindore, qi kur u ba, këta bajrambegat enverista, me thanë me pak sarkazmë, janë tutë qi u ra Amerika!?
Kanë menu vetmëveti: “Kuku, na hini imperializmi.”
Nëse fare ka ni ky çka ka ndodhë n’Ballkan e n’Kosovë më 1989!?
Po get s’i kanë kallxu fare oficerat stalinista që pat ra komunizmi leninist!
LDK asht adresë dhe akademi politike për stalinistat e kriminalizuet e t’konvertuem n’demokrat!?
LDK asht aset kombëtar i Kosovës.
Duhet me lexue Bajrami histori, se nuk e di që ka taku tre zyrtarë anonimë për shtetndërtimin e Kosovës (tretë të VV-së) në zyrat e shtetit, por LDK ka emën t’madh.
I zoti shpisë vendos ku, kur e qysh pret mysafirë, jo ardhësi, kështu ka qenë ndër shqiptarë qe nga Dardania antike.
Lumir Abdixhiku ka ba ni hap krenar e t’admirueshëm politik, në mbrojtje të kësaj adrese të shqiptarëve kosovarë.

Bravo i koftë!

Me pas kanë gjallë Bekim Fehmiu i kish thanë Lumit fjalët që i pati thanë Brahimit më 1990 te “Elida”.
Kosovarët ma t’informuem e dijnë mirë se çka foli atëherë Beka!

P.S.

Nuk kam qenë kurrë anëtar i LDK-së, por për rajonin kjo parti asht shkollë e demokracisë!
Mëso Bajram Begh😎