6:21 / 28 March 2023
Postimi i plotë i Halil Matoshit
Komuna e Gjilanit duhet me e anulu MENIHERË vendimin që shkurton orarin e punës së administratës për Ramazan
Pavarësisht se kundrejt religjionit Lëvizja Vetëvendosje ka bâ politika demagogjike dhe manash lojës me emocionet e njerëzve që besojnë Islamin, shkelja e Kushtetutës është krim dhe nuk do të tolerohet.
Pushteti Komunal nuk e ka të drejtën të nxjerr vendime për administratën e shtetit për çâshtje që prekin Kushtetutën.
Neni 8 [Shteti Laik]
Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.
Ndal cënimit të rendit kushtetues në Repblikën e Kosovës.