Opinionisti, Halil Matoshi është shprehur i shqetësuar më përplasjen e Kosovës me aleatët ndërkombëtarë.
Matoshi ka thënë se në këtë përplasje ka investuar Rusia.
Ai përmes një shkrimi në Facebook ka komentuar edhe sulmet e militantëve të VV-së ndaj emisarëve të SHBA-së dhe BE-së, duke thënë se këta janë armiqët kryesorë të Kosovës.
Shkrimi i tij:
Mâne mend!!!
Për këtë përplasje të Kosovës me aleatët Perëndimor (ShBA në) ka investu gjatë Rusia, përmes kercënimeve hibride. Gati nji dekadë flitet për shtrimje të ndikimit rus në Ballkan e disa kosovarë kokëshkretë nuk kanë ide se si mund të shtrihet ky ndikim.
P.S.
Secilën fyemje të militantëve të Kurtit ndaj emisarëve të ShBAsë dhe BEsë, Serbia kish me e peshu me ar. Anmiqt e vërtet të Kosovës nuk janë mediat as opozita – kinse puçistat që duan ta rrëxojnë Kurtin – por piknisht këta që shajnë aleatët e Kosovës në rrjete sociale.
Këta janë llymi.