Lajme

Matoshi për zhvillimet e fundit: A ka kush e mbronë Kosovën prej ujqve të mjeguIIës?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:49 / 23 November 2022

Analisti politik, Halil Matoshi, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, duke pyetur nëse ekziston dikush që e mbronë Kosovën nga ata që Matoshi i ka quajtur si ujq të mjegullës, duke iu referuar Qeverisë së Kosovës.Matoshi ka thënë se nëse Kosova ka mbetë në këshillat e Bojken Abazit atëherë kosovarët po e shkatërrojnë legjitimitetin e shtetit.

Tutje, Matoshi ka thënë se nëse dëgjohet ai atëherë mund të konkludojmë se këtij vendi po i mungon qytetari e edukuar si dhe patriotizmi kushteteues.

Shkrimi i plotë

“A ka kush e mbronë Kosovën prej ujqve të mjegulles?Nëse populli titanik i Kosovës ka mbetë me e thirr në tubime madhore Bojken Abazi kundër presionit të aleatëve të Kosovës mbi Albin Kurtin (si mitingjet e së vërtetës të Milošević-it dikur) atëherë kosovarët del se tue mos mujtë me u ngritë në shoqni politike, po e gërryjnë nga brenda legjitimitetin e shtetit dhe munet me u konkudu se nuk e kanë meritu lirinë dhe mbështetjën e botës së lirë (demokracive të mëdha), sepse këtij vendi i mungon qytetaria e edukueme dhe patriotizmi kushtetues!”, ka shkruar Matoshi në llogarinë e tij në Facebook.