Lajme

Matoshi përmend dy emra për president: Veton Surroi dhe Blerim Shala – kanë integritet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:56 / 14 January 2026

Halil Matoshi, analist i përhershëm në Kanal 10, ka folur në lidhje me ecajaket e çështjes së presidentit, tash kur Vjosa Osmanit i skadon edhe pak muaj mandati presidencial.

Matoshi ka përmendur dy emra si kandidat të mundshëm për president.

“Kësaj here presidenti i Republikës duhet të jetë një figurë, të gjitha partitë, së paku te të gjitha partitë, jo te të gjitha numrat, kanë integritet për me marrë votën e të gjitha partive. E ata dy, sipas meje, dy kandidatë që janë Blerim Shala, Veton Surroi…Sidomos përfaqësimi i politikave të vendit tonë në botë do të ishte ideal” – tha Matoshi.