Lajme

Matoshi: Se ka quajtë rrugaq, aktin e ka quajtë rrugaqëri…Pse çka është ai akt ? Nuk keni drejtë askush me ja ndal fjalën kerkujt…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:50 / 5 December 2022

Ndeshja e Kombëtarës së Zvicres ndaj Serbisë, ku luajtën futbollistët me prejardhje nga Kosova, Xhaka e Shaqiri ka ngjallur reagime të shumta në vend.

Sipas Halil Matoshit, në fushë sporti ka edhe nacionalizëm, shkruan gazeta10.


Ai në Politiko tha se kanë qenë tri ndeshje historike të kohëve moderne, të dy shekujve të fundit që kanë hyrë në histori për shkak të nacionalizmit.

“Në vitin 1969, El-Salvadori ka shpall Luftë Hondurasit për shkak të një ndeshje futbolli. Njihet në histori e socialogji lufta 100 orëshe, luftë me tanksa e topa, janë vra në kufi për shkak të një loje futbolli”, tha Matoshi në Politiko.


Ai ka theksuar se s’mund të quhet patriot një futbollist, por që sipas tij patriotizmi më shumë shquhet nëpër përballje diplomatike, shkruan Gazeta10.

“Këto tri ndeshje dëshmojnë për fuqinë ikonike të nacionalizimit në futboll. Këetu nuk është në pyetje loja e Kosovës as e Serbisë. Në fushë sporti ka nacionalizëm. Por, s’mund t’i thuash futbollistit patriot. Patriotizmi nuk shquhet në lufëtara dhe përplasje diplomatike, por jo në fushë sporti”, tha tutje Matoshi në Politiko.