Lajme

Matoshi tregon periudhën e keqtrajtimit në burgun e Lipjanit 25 vjet më parë: “Pa ujë dhe bukë”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:22 / 22 May 2024

Gazetari dhe publicisti Halil Matoshi kujton sot një ditë të rëndë për të. Para 25 vjetësh, forcat serbe e morën peng duke e dërguar në burgun e Lipjanit.

Matoshi në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka rrëfyer në detaje se si ndodhi në atë kohë pengmarrja e tij.

“Sot është 21 maji kur një dyzin e forcave policore e kanë rrethuar vendbanimin ku jetoj në Hajvali dhe na kanë hyrë nëpër shtëpi ku praktikisht pas bastisjeve të një drame të vërtet jam arrestuar së bashku me 40 bashkëfshatar. Fillimisht na kanë mbajt në një autolarje në Hajvali.

Diku në mesnatë na kanë dërguar në burgun e Lipjanit, ku kanë qenë mijëra të arrestuar nga të gjitha burgjet e Kosovës ato ditë. Neve na kanë vendos në sallën e sporteve në burgun e Lipjanit, ku kemi qenë rreth 300 ose më shumë, ndoshta 400 të marrë peng. Aty kemi qenë të shtrirë në parket, pa shtrojë e pa mbulojë. Ditët në vijim e kemi vërejt se nuk ka të bëjë me procedura të rregullta të burgut, por ne kemi pas një dokument të shkruar me laps grafik, ku shkruhej një nen që nuk më kujtohet i cili lidhej me terrorizëm”, është shprehur Matoshi.

Ai tutje ka treguar edhe për tmerrin që kanë përjetuar.

“Së pari trajtimi mizor ka ndodhur në Hajvali në një autolarje dhe prej aty na kanë dërguar në Lipjan dikur ka mesnata dhe na kanë mbështet për muri të burgut me fytyrë nga muri dhe kanë filluar të na numërojnë me ato shofrat e gomës dhe pak pa e kryer numërimin deri në fund, njëri nga ta thojke gabova dhe duhet ta përsërit edhe njëherë. Aty përveç se kemi qenë të uritur e të etur pa ujë e bukë gjithë ditën, kemi qenë të rrahur dhe të ftoftë dhe secili ka filluar të ndjejë dhimbje”, ka thënë Matoshi.