Lajme

Matoshi: Votuesit do t’i kërkojnë llogari Kurtit për Asociacionin, mashtroi për 15 vjet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:33 / 14 February 2023

Analisti, Halil Matoshi beson se nuk ka forcë politike apo ligjore që mund ta zhbëj marrëveshjen e arritur në Bruksel për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti ka përsuar “vdekje politike” për këtë marrëveshje në debatin e sotëm parlamentar, ku Kurti foli për dialogun me Serbinë.

Matoshi mendon se 51 për qind e votuesve të Vetëvendosjes, do t’i kërkojnë llogari Kurtit në rast të zbatimit të marrëveshjes së Asociacionit.

“S’ka më zot e as ligj që e zhbën Asociacionin. Po mundohet me i thanë opozitës hajdeni ndihmomëni tash pak se s’po mund ta largoj vetën prej lloqit që e kam shti. Kurti ka mendu që pushteti merret me shpatë. Një proverb biblik thotë se kush jeton nga shpata, nga shpata vdes. Ëje politike ka pësuar. Sepse 51% ka me lypë llogari prej tij. VV-ja e vërtetë që s’janë laku hala, kanë me lypë llogaridhënie. Sepse nuk e ka shti askush me mashtru 15 vjet”, tha Matoshi në Kanal 10.