Ballina

Matoshi: Zoti ju marroftë…Ju nuk e mbrojtët Rrahman Jasharin, e sot kinse po e mbroni një të moshuar…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:24 / 3 November 2022

Statusi i plotë i Halil Matoshit në rrjetin social facebook

Të gjithë ju, gra e burra, që nuk e mbrojtët Rrahman Jasharin nga bullizimi për dhamtë e prishun nga pleqnia dhe vuejtjet, sot kinse po trishtoheni nga nji akt dhune ndaj nji të moshuemje, jeni vet agresorë e të egër si ato qikat e videos shokuese;
Të gjithë ju që morët pjesë në fyemje dhe kercënim ndaj Jasharit, deri në përmasa të linçit publik, e sot e mbroni plakën e abuzueme në Azilin e pleqve në Pejë, jeni hipokritë e të poshtër.
Trusni.
Nuk e mbrojtët Jasharin sepse ai u sulmu nga kreu i Qeverisë;
E bullizuet, sepse ai po ua prishte idilën që e rueni për të fuqishmit, e sot kah u batë kaq të mëshirshëm bre?
Kthenu shihni statusat abuziv e komentet egërshane gjatë grevës së mësuesve, e shikone vetën në pasqyrë!
Shihne terrin e ndërgjegjës suej të pashpresë.

Zoti ju marroftë!