Lajme

MAXHARRAJ: KUR GENJËN DHE MASHTRON DUDE BALJE?!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:28 / 13 August 2022

Shkruan Binak Mixharraj

Dude Balje, deputete e kuvendit të Kosovës në një intervistë për Euronews Albania paska thënë se:”për vajzat muslimane shamia na qenka menyrëë jetese,ato nuk dijnë të jetojnë pa shami”.


Kjo është një genjeshtër e pastër,mashtruese,është diçka e tmershme,skandaloze dhe mjeruese,anti kombëtare dhe antikushjtetuese.
Po ia përkujtoi kesaj mjeranje se unë jamë rritë,edukuar dhe shkolluar qe nga fillorja e deri ne doktoraturë,në një familje te madhe në Rrafshin e Dukagjinit dhe kurr ne familjën time por edhe në zonën për rreth vajzat nuk e kanë mbuluar fytyrën e as qe iu është impnuar një gjë e tillë.


E mbajë në mend nënën time e cila gjatë gjithë jetes se sajë e ka bajtë veshjën kombëtare.E ka mbajtë edhe kur ka shkuar n’gjini ne t’panë,e ka bajtë edhe kur ka hyer n’magje me gatu buk,e ka bajtë edhe kur i ka punuar punët e baqicës,e ka bajtë edhe kur ka shkuar në fusha me korrë e më mbledhë sanën e ka mbajtur edhe kur ka shkuar n’bjeshkë veres me gja,etj.Pra askund nuk ka dale pa veshjeën e saj tradicionale komblëtare.


Pra është genjeshtër,mashtruese të thuhet se shamia është menyrë e jetës dhe se ato nuk dijën të jetojnë pa shami.
Duda Balje duhet ta dijë se mbulimi i fëmres është në traditën arabe dhe se nuk I përkët fesë islame te cilës I përketë edhe nana ime.
Duda Balje e paska vleresuar si të pa drejtë urdhin administrative të MASHIT të cilin edhe kërkon te shfuqizohet.


Por,poi a përkujtoi Duda Baljës se as MASHI nuk ka patur te drejtë te sjellë një vendim të till antikushtetues.Bile,edhe Bashkësia Islame e Kosovës, institucionet e saj dhe besimtarë myslimanë kanë kërkuar shfuqizimin e urdhrit administrativ.


Tutje,Duda balje me mbeshtetesit e sajë duhet ta dij se Kosova sipas Kushtetutes(neni 8) është shtet laik ku shteti dhe feja janë te ndarë.Dhe çdo kush qe tenton te veproi ndryshe,te imponojë diçka te tillë siç është fushata e këtyre diteve për shamiat ne shkolla është diçka antikushtetuese,sepse preket bazamenti I Kushtetutes,prekët orijentimi përendimor i Kosovës.Tentimet e tilla i gezojnë armiqet tanë të cilët me shekuaj na roberuan,na cioptuan,na sakatuan,na i vranë femijtë ne djep,na lane ne erreirë pa dije dhe aresim.


Prandaj çdo debat ad hok rreth shamis nëpër shkllla është vetem si një tentim jashtëkushtetues,dhe se për çdo vendim arbitrar lidhur me këtë mendimin duhet te jepë Gjykata Kushtetuese dhe çdo diskutim tjetër kudo qe ai bëhet lidhur me këtë çështje është antikushtetues dhe i panevojshme e aq me shumë tendencioz qe e ngarkon edhe me shumë gjendjën aktuale në te cilën po kalon Kosova kur armiqet tanë për çdo ditë na kërcnohën më zhberjën e shtetit.