Lajme

Mbi 20 mijë vota më shumë Albena Reshitaj pas ndërrimit të partisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:26 / 21 February 2025

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, sollën risi me vete. Përveçse asnjë parti nuk mund ta bëjë qeverinë e vetme, të papritura pati edhe në rënditjen e tyre, raporton GazetaDemos.

Befasi përveç te partitë politike, pati edhe te kandidatët.

Gratë në këto zgjedhje, jo që ishin me gjithsesi në top 10-she të kandidatëve më të votuar, por edhe në top 5-she, e madje edhe në top 3-she.

Në mesin e kandidatëve që shënuan rritje, janë edhe disa prej tyre të cilët garuan me parti tjera, për dallim nga ku përkisnin në zgjedhjet e vitit 2021.

Në këtë listë hynë edhe ish-kandidatja e AAK-së, Albena Reshitaj, e cila aderoi në Lëvizjen Vetëvendosje.

Në vitin 2021, Reshitaj i fitoi 5.916 vota.

Në vitin 2025, Reshitaj i fitoi 21.147 vota.