3:17 / 9 March 2023
Luiz Ejlli nuk di që jashtë shtëpisë së Big Brother VIP emri i tij është bërë kryefjalë. Edhe pse e nisi Instagramin me shumë pak ndjekës, sot këngëtari ka 569 mijë njerëz që e ndjekin në këtë rrjet social.

Duke mos e ditur këtë, ai së fundmi është shprehur se shpreson që të ketë arritur 10 mijë ndjekës.

“Para një muaji erdhi një dron dhe shkruante ‘Luani një miliard klikimi’, ne menduam se po talleshin por paska qenë e vërtetë, unë nuk kam pasur Instagram kur kam hyrë brenda i kam thënë një shoqes më ka thënë se kur të hysh do ta hapi, ishalla i kam kapur 10 mijë, boll kam, sepse jam nga zero”, tha Luizi.
