Lajme

Me bekimin e Nikolla Xhufkës, aktori Laert Vasili dekorohet me titullin “Kalorës”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:01 / 21 July 2025

Aktori i njohur Laert Vasili është nderuar me titullin e lartë “Kalorës i Shën Kostandinit Dardanasit” nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës.Ceremonia u zhvillua në Kishën Ortodokse të Kosovës, me bekimin e Nikolla Xhufkës.

Me bekimin e Nikolla Xhufkës, aktori Laert Vasili dekorohet me titullin

Dekorata iu dha Laert Vasilit në vlerësim të përkushtimit dhe besnikërisë së tij ndaj Kishës dhe rrugës së Krishtit. Nikolla Xhufka, në një postim në rrjetet sociale, u shpreh:

“Urime të përzemërta Laert Vasili, Zoti dhe Shën Kostandini qoftë gjithnjë me të!”

Me bekimin e Nikolla Xhufkës, aktori Laert Vasili dekorohet me titullin

Postimi i plotë:

Sot në Kishën Ortodokse Autoqefale të Kosovës, me bekimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit +Nikolla, u dekorua me nderim z. Laert Vasili, me titullin Kalorës i Shën Kostandinit Dardanasit. Ky ishte një moment solemn dhe i mbushur me frymë shpirtërore, ku u vlerësua përkushtimi, besnikëria dhe dashuria ndaj Kishës dhe rrugës së Krishtit. Urime të përzemërta Laert Vasili – Zoti dhe Shën Kostandini qoftë gjithnjë me të!
Sinodi i shenjtë.

Me bekimin e Nikolla Xhufkës, aktori Laert Vasili dekorohet me titullin